Aktualitet

PAMJET e transferimit/ E ‘ndërtoi’ vetë, Tahiri do vuajë dënimin në burgun e Fierit

9 Shkurt 2022, 11:17 Nga DOSJA
PAMJET e transferimit/ E ‘ndërtoi’ vetë, Tahiri do

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është transferuar pasditen e sotme në burgun e Fierit, aty ku do të vuajë dënimin me 3 vite e 4 muaj burgim. Ky ishte vendimi i marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Transferimi i tij është bërë sot në orën 15:30, nga burgu 313-të në Tiranë, për në Fier, aty ku do qëndrojë i vetëm duke mos e ndarë qelinë me asnjë të burgosur tjetër.

 

Tahiri u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 3 vite e 4 muaj heqje lirie, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dënimi iu dha me 4 Shkurt, e që nga ajo ditë, Tahiri ka qëndruar në ambientet e paraburgimit te 313-ta në Tiranë. Ish-ministri qëndroi vetëm në një qeli në godinën numër 2. Ai ruhej nga forcat e policisë me të cilët shkëmbente edhe batuta (sipas gazetares Klodiana Lala).

Prokurorët thanë se kanë prova se ish-ministri i Brendshëm ka pasur lidhje me anëtarët e grupit dhe Habilaj dhe i kanë mbështetur e mbrojtur ata në të paktën katër episode trafikimi të drogës në drejtim të Italisë. Por pretenca e tyre nuk u mor parasysh duke dënuar me vetëm 5 vite heqje lirie, ish-zyrtarin, dënim që i reduktohet në 3.4 për shkak se përfiton nga procedura e gjykimit të shkurtuar. Ndaj dhe i shkurohet edhe 1/3 e dënimit. Deri më tani, as mbrojtja e Tahirit nuk ka bërë rekurs pasi presin zbardhjen e plotë të vendimit të Gjykatës së Apelit, ndërsa vetë ish-ministri pritet që të transferohet së shpejti në burgun e Rrogozhinës, ku edhe do të vuajë dënimin.

Edhe pse ish-ministri kërkoi pafajsinë, sërish togat e zeza i konsideruan të forta provat kundër tij duke e dënuar me burg. Akuza e argumentuar nga Prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij. Beteja pritet që të vijojë sërish në Gjykatën e Lartë, por kësaj here ka një ndryshim, Tahiri nuk do të shkojë më si i pandehur, por si fajtor me pranga në duar në kërkim të lirisë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Me sirena të ndëzura, momenti kur Tahiri mbërrin në burgun e Fierit

VD-Furgoni del nga dyert e hekurit, MOMENTI kur Tahiri niset për në burgun e Fierit

FOTO/ I lejohen 4 vizita në muaj, brenda burgut ku do qëndrojë Tahiri

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike denohet saimir tahiri saimir tahiri denohet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll