Aktualitet

“I ‘dashuruar’ pas trafikantëve”, Zagani akuzoi dy vite më parë ish-gjeneral Lisin

9 Shkurt 2022, 16:48 Nga DOSJA
“I ‘dashuruar’ pas trafikantëve”, Zagani akuzoi dy

TIRANË – Ish-oficeri i sektorit të Anti-drogës në Vlorë Dritan Zagani akuzoi dy vite më parë ish-gjeneralin e Guardia Di Finanzas Fabricio Lisin si person të lidhur me trafikantë droge. Në një postim të 1 shkurtit 2020, Zagani shkruante se Lisi organizon lidhjet mes mafies dhe politikës rilindase të Partisë Socialiste.

Më tej, Zagani, i cili jeton prej disa vitesh në Zvicër hedh dyshime ndaj ish-gjeneralit italian se çfarë detyre ka patur në vitin 2014 kur u arrestua.

POSTIMI I DRITAN ZAGANIT:

“Loja filloi…!

Kush është ky Gjeneral i “dashuruar” mbas narkotrafikanteve, çfarë detyrë kishte në vitit 2014 kur unë u arrestova, çfarë lidhje kishte ky me pislleqet që Anna Poggi katranosi lidhur me çështjen time, kush ishte shefi i madh dhe ke solli aty pasi iku Poggi, po ai pse iku me pare se te merrte detyrën etj, etj pikëpyetje që akoma s’kanë një përgjigje publike mbi të vërtetën time edhe me gjere, por me në fund po fillojnë të marrin kuptim me kaq pak program tv të TG3.

Por mbi të gjitha një pyetje që do marrë shpejt përgjigje publike me dokumente te provuara, kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi, kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..!

Dhe ta mendosh që unë dhe çështja ime isha një “hiç” për këta të plotfuqishëm mafioze me kollare…!”.

 

Fabricio Lisi, ish-gjeneral i dalë në pension i Guardia Di Finanzas u arrestua sot në Napoli për akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pengimit të drejtësisë së bashku me 4 persona të tjerë.

LAJMI KRYESOR: Arrestohet miku i Agaçit në Itali, ish-gjenerali mori 3 ha tokë në Vlorë (NGJARJA)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fabrizio lisi dritan zagani arrestohet fabrizio lisi dritan zagani

Sondazh

Poll