Sport

Surprizë në Argjentinë, ka një tjetër Messi në Rozario me numrin 10

8 Shkurt 2022, 19:22 Nga DOSJA
Surprizë në Argjentinë, ka një tjetër Messi në

ARGJENTINË– Newell’s Old Boys ka prezantuar lojtarët që do të luajnë në Copa Libertadores Under 20 duke tërhequr vëmendjen e botës së futbollit pasi tregoi se kush do të veshë fanellën me numrin 10. Është Joaquin Messi, një djalë 19-vjeçar i ka lindur në Rosario, aty ku ka lindur edhe ish-futbollisti i Barcelonës.

“Sapo mbërrita, shumë më pyetën nëse kisha lidhje familjare me të”, u shpreh lojtari. Është thjesht një rastësi, në qytetin tim janë tre familje që kanë mbiemrin Messi. E kam nisur nga Newell pikërisht si ai dhe tani duhet të përdor edhe fanellën me numrin 10”.

Gjatë intervistës, i riu Joaquin është pyetur se çfarë do të bënte nëse Leo do të kthehej te Neëell’s dhe t’i kërkonte 10-ën: “Më jepni një numër tjetër, 10 është e tija deri sa do të vazhdojë të luajë”.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentine messi newell's old boys argjentine messi newell's old boys

Sondazh

Poll