Sport

Hetimi/ Fitimet kapitale të Inter, Guardia di Financa konfiskon dokumentet

8 Shkurt 2022, 17:16 Nga DOSJA
Hetimi/ Fitimet kapitale të Inter, Guardia di Financa konfiskon dokumentet

ITALI-Faza e re e hetimit të fitimeve kapitale të Interit. Mëngjesin e sotëm hetuesit e njësisë së policisë ekonomike dhe financiare të Guardia di Financa të Milanos, të deleguar nga Prokuroria Publike e Milanos, u paraqitën në zyrat e Covisoc, brenda selisë së Federates në Romë, për të marrë raportin e njohur për 62 transaksione të dyshimta të kryera ndërmjet viteve 2019 dhe 2021 dhe që kanë të bëjnë me transferimin e lojtarëve nga skuadra të ndryshme italiane duke përfshirë Interin, Juven dhe Napolin.

Ndër rastet nën objektiv janë ato të portierit Ionut Radu (7.7 milionë fitime kapitale) dhe sulmuesit Andrea Pinamonti (19 milionë fitime kapitale), të shkëmbyera mes Genoas dhe Interit në dy vjet, por edhe të mbrojtësit Zinho Vanheusden e të tjerëve, lojtarë jo të niveleve të larta.

Kryeministri i Italisë ka kërkuar tashmë dërgimin e pasqyrave financiare, kontratave për transaksionet e blerjes, shitjes dhe transaksionet bankare në lidhje me shitjet dhe shkëmbimet nga presidenti i klubit Steven Zhang për vitet  2017-2018 dhe 2018-2019. Nga sa mësohet, në raport hetuesit po kërkojnë për aspekte që lidhen me shitjet dhe huatë që kanë përfunduar në qendër të hetimit për kontabilitet të rremë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter itali inter itali

Sondazh

Poll