Sport

“Luani është sërish në kafaz”/ Pioli komenton mungesën dhe gjendjen e Ibrahimovic

8 Shkurt 2022, 18:21 Nga DOSJA
“Luani është sërish në kafaz”/ Pioli komenton

ITALI– Stefano Pioli ka konfirmuar mungesën e Ibrahimovic edhe në Kupën e Italisë, ndërsa Tomori është drejt rikuperimit. Sulmuesi suedez u dëmtua në takimin e kampionatit ndaj Juventusit dhe po punon për t’u rikthyer sa më shpejt.

Trajneri i Milanit shpreson të paktën që Tomorin ta ketë në çerekfinalen e Kupës dhe siguron se do të hedhë në fushë skuadrën më të mirë.

“Zlatan është një luan në kafaz. Motivimi i tij është të ndihmojë skuadrën në fushë. Nesër ai nuk do të jetë në fushë. Tomori zhvilloi një stërvitje të mirë dje. Sa më shumë të stërvitet, aq më mirë është ai. Nesër ai do të jetë i disponueshëm dhe më pas do të shohim nëse ai do të luajë si titullar. E njëjta gjë vlen edhe për Rebiç.”

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ibrahimovic milan pioli ibrahimovic milan pioli

Sondazh

Poll