Sport

UEFA nuk na beson më, vëzhguesit do t’i kemi në zgjedhjet e Federatës

8 Shkurt 2022, 18:06 Nga DOSJA

TIRANË– UEFA ka përcaktuar delegacionin që do të vijë në Tiranë për të monitoruar ecurinë e procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit pas problematikave të shfaqura nga ndërhyrjet politike të javëve të fundit, veçanërisht në asambletë e disa shoqatave rajonale.

Ashtu siç edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin e bëri me dije gjatë vizitës së tij në Tiranë pesë ditë më parë, janë përzgjedhur edhe tre emrat e zyrtarëve që do të përbëjnë misionin vëzhgues të qeverisë së futbollit evropian. Përmes një shkrese zyrtare, UEFA ka njoftuar Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për axhendën e vizitës së delegacionit që do të vlerësojë ecurinë e procesit zgjedhor e që do të mbërrijë në vendin tonë më 14 shkurt.

“Bazuar në diskutimet e tij me Kryeministrin Rama dhe Ju, u ra dakord që UEFA të dërgonte një mision vëzhgimi me objektivin e vlerësimit të ecurisë së procesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Zakonshme të planifikuar për në datën 2 mars 2022. Dëshirojmë t’ju njoftojmë se delegacioni i UEFA-s do të përbëhet nga përfaqësuesit e mëposhtëm:

– Luca Nicola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA)

– Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative)

– Yann Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve)

Delegacioni do të udhëtojë për në Tiranë të hënën, 14 shkurt dhe do të kthehet të mërkurën, 16 shkurt.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fshf uefa fshf uefa

Sondazh

Poll