Sport

Rrezikon sezonin! Zapata udhëton në Finlandë, do të kontrollohet nga “magjistari” i…

8 Shkurt 2022, 19:07 Nga DOSJA
Rrezikon sezonin! Zapata udhëton në Finlandë, do të

ITALI-Duvan Zapata rrezikon një ndalesë të gjatë. Rikthimi i tij në sfidën e të dielës nuk doli si pritej. Ai u fut në fushën e lojës pas dëmtimit, si zëvendësues, por vetëm pak minuta më vonë e detyrua sërish të zëvendësohej pasi filloi të ndjente dhimbje.Për rrjedhojë, mediat italiane raportojnë se sulmuesi kolumbian rrezikon një dëmtim të gjatë, ndoshta mund të ketë humbur edhe sezonin.

Sulmuesi i Atalantës do t’i nënshtrohet një kontrolli në Finlandë. Doktor Sakari Orava, i konsideruar si “magjistar”, pronar i një klinike në Turku, një ortoped me famë botërore, ishte mjek i ekipit olimpik finlandez midis viteve 1988 dhe 2000, konsulent për Real Madrid, Milanin, Barcelonën, Chelsean dhe Juventusin, por edhe futbollistë si Van Basten, Guardiola, Beckham dhe Pogba kanë përfunduar nën thikën e tij.

Ende nuk ka siguri për shkallën e lëndimit të Duvan Zapata. Ekziston frika e dëmtimit të rëndë të tendinit ngjitës, por lojtari dëshiron t’i provojë të gjithë për të qëndruar sa më pak të jetë e mundur.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta zapata atalanta zapata

Sondazh

Poll