Sport

Derbi me bilanc “lufte”/ Inter humbet mbrojtësin për 2 ndeshje, e pëson dhe Inzaghi

8 Shkurt 2022, 16:57 Nga DOSJA
Derbi me bilanc “lufte”/ Inter humbet mbrojtësin për 2

ITALI– Inter paguan pasojat e humbjes në derbi. 3 ditë pas derbit të Milanos kanë ardhur edhe vendimet e Gjykatësit Sportiv: Bastoni pezullohet për 2 ndeshje (për shprehjet e pahijshme në drejtim të gjyqtarit), ndërsa trajneri Simone Inzaghi skualifikohet për një ndeshje (plus 15 mijë euro gjobë për shprehje të pahijshme).

Lautaro Martinez e kalon lehtë zënkën me Theo Hernandez, pasi është dënuar vetëm me një gjobë prej 10 mijë eurosh.Lojtari i Milanit (Theo), që mori karton të kuq në fund të ndeshjes, është skualifikuar për 1 javë dhe ka marrë një gjobë prej 5 mijë eurosh. Mes vendimeve të tjera, spikat edhe skualifikimi me një ndeshje për Zaniolon e Romës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter milan inter milan

Sondazh

Poll