Sport

Allegri në hall, lojtari dëmtohet dhe humbet ndeshjet e Champions-it

8 Shkurt 2022, 12:19 Nga DOSJA
Allegri në hall, lojtari dëmtohet dhe humbet ndeshjet e Champions-it

ITALI- Mund të shkonte dhe më keq, por dëmtimi i Chiellinit nuk rezultoi dhe aq i lehtë. Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim në pulpën e majtë, por që është i shkallës së ulët. Vështirë se do ta shohim mbrojtësin e Juventusit në fushë në më pak se tre/katër javë.

Kjo do të thotë se Max Allegri do të duhet të bëjë pa të jo vetëm në Kupën e Italisë kundër Sassuolos, por edhe në ndeshjet e kampionatit me Atalantën e Torinon dhe më pas në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League kundër Villareal. Chiellini u zëvendësua në minutën e 75’ në takimin kundër Veronës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chiellini juventus chiellini juventus

Sondazh

Poll