Sport

Po qante nga dhimbjet, Simeone detyroi lojtarin të luante, tani do të mungojë 6 javë

8 Shkurt 2022, 17:52 Nga DOSJA
Po qante nga dhimbjet, Simeone detyroi lojtarin të luante, tani do të

SPANJË- Kritika për Diego Simeonen. Trajneri i Atletico Madrid e detyroi Daniel Wass të qëndronte në fushë dhe të luante pavarësisht se ishte i dëmtuar. Futbollisti danez debutoi me skuadrën e Atletico Madrid në fundjavë kundër Barcelonës. 32-vjeçari hyri si zëvendësues në pjesën e parë, por u dëmtua në minutën e 90-të pas një përplasjeje me Ferran Torres. Stafi mjekësor i Atletico-s ndërhyri menjëherë për të ndihmuar Wass-in, por ndërkohë Simeone ishte dukshëm i shqetësuar.

El Cholo kishte kryer të gjitha zëvendësimet. Përfundimisht, Simeone i bëri shenjë Wass-it të vazhdonte të luante dhe e ndihmoi 32-vjeçarin të ngrihej përpara se ta kthente në fushën e lojës. Danezi u përpoq të shtrëngonte dhëmbët dhe të ndihmonte ekipin, por mezi ecte. Në fërshëllimen e fundit ai u rrëzua në fushë.

Pas ndeshjes, klubi i Atletico Madrid njoftoi se lojtari kishte pësuar ndrydhje të ligamentit dhe se tani do të mungojë për rreth 6 javë. Disa tifozë në rrjetet sociale kanë vënë në dyshim vendimin e Simeone-s për ta kthyer atë në fushë: “Një trajner duhet të ketë në zemër interesat e lojtarëve të tij. Rikthimi i një lojtari të dëmtuar në fushë, me çmimin e një dëmtimi më të rëndë, për një lojë tashmë të humbur… Sa turp. Shpresoj që Wass të shërohet mirë!”, ka shkruar një tifoz në Twitter.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid daniel wass simeone atletico madrid daniel wass simeone

Sondazh

Poll