Bota

‘Doja të bëhesha kasap’/ Papa: S’jam shenjtor, kam kërcyer tango

7 Shkurt 2022, 13:27 Nga DOSJA
‘Doja të bëhesha kasap’/ Papa: S’jam shenjtor, kam

ITALI– Gjatë një intervistë Papa Francesku zbuloi shijet muzikore si dhe pasionet që ka pasur në rini. Kreu i Selisë së Shenjtë zhvilloi një vizitë të papritur në një dyqan disqesh muajin e kaluar, por siç rrëfeu jo për të bërë blerje, por për t’i dhënë bekimin sipërmarrjes së miqve të tij. Megjithatë ai tha se e donte muzikën, kryesisht ata klasike dhe tangon.

“Pikë së pari nuk shkova për të bërë blerje. Ata njerëz janë miqtë e mi prej vitesh dhe riorganizuan dyqanin. Shkova për t’i dhënë bekimin. Ishte natë, por një gazetar gjendej aty dhe prandaj lajmi u bë publik. Por është e vërtetë që unë dëgjoj muzike. Më pëlqen muzika klasike, por edhe tango”, u shpreh Papa.

“Kush nuk kërcën tangon nuk është një porteno”, tha më tej Papa.

85-vjecari ka refuzuar të qëndrojë në apartamentet e izoluara, por me shumë hapësirë në pallatin apostolik të Vatikanit, si paraardhësit e tij, duke thënë se nuk është shenjtor.

“Një prej arsyeve përse nuk shkova të jetoj në apartamentin papnor, ishte pas nuk jam shenjtor, si ata që kanë qenë atje përpara meje. Unë dua të kem marrëdhënie njerëzore e prandaj jetoj në këtë hotel në Santa Maria, ku mund të takoj e të flas çdo ditë me njerëz apo miq. Kjo është një jetë më e lehtë për mua. Kam nevojë për miq; ata janë të paktë, por të vërtetë”, u shpreh Ati i Shenjtë.

Ndërsa intervistën e tij, ai e përfundon me një kujtim nga fëmijëria e tij.

”Kur isha fëmijë doja të bëhesha kasap, pasi kur dilja në pazar me mamin dhe gjyshen, shihja që të gjithë paguanin kasapin. Dhe kur më pyesnin se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha, unë përgjigjesha: ‘Kasap, sepse ka shumë para”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota para françesku para françesku

Sondazh

Poll