Bota

‘Ka video’/ Shokët ‘spiunuan’! Kush është 21-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Alkis?

7 Shkurt 2022, 12:26 Nga DOSJA

GREQI– Personi në foto është i dyshuari kryesor për vrasjen e Alkis Kampanos në Greqi. Mediat greke kanë ndarë foton e të riut, duke mos dashur që t’ja zbulojnë të plotë e kanë bërë me blur. Ky është 21-vjeçari grek që sipas shokëve i nguli thikën dhe la të vdekur tifozin grek.

Pas analizave të materialeve video në Laboratorët e Mjekësisë Ligjore të Policisë Helenike, por edhe sipas dëshmive të të pandehurve të tjerë, rezultoi se dy që arritën të vrisnin Alkisin ishin një grek 21-vjeçar dhe një 19-vjeçar. I pari thuhet se është ai që mban kosën dhe i dyti që ka goditur me armë gjahu Alkisin. Sipas burimeve policore, ka një video në të cilën shihet 19-vjeçari duke goditur me shkop Alkis.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e tifozit grek! Të arrestuarit zbulojnë ‘autorin’, shqiptari ende në kërkim

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni alkis kampanos alkis kampanos

Sondazh

Poll