Bota

Mali i Zi pa qeveri, pritet shkarkimi dhe i kryetarit të kuvendit Aleksa Beçiç

7 Shkurt 2022, 09:59 Nga DOSJA
Mali i Zi pa qeveri, pritet shkarkimi dhe i kryetarit të kuvendit Aleksa

PODGORICË – Parlamenti malazez do të diskutojë sot çështjen e shkarkimit të kryetarit së parlamentit Aleksa Baçiç. Propozimi ka ardhur nga dy partitë “E Bardha mbi të Zezë” (URA) dhe Partia Socialdemokrate (DPS), Partia Boshnjake dhe Koalicionin Unanim Shqiptar. Motivi kryesor i kësaj kërkese është se Beçiç nuk ia ka dalë të jetë pjesë e rëndësishme e dialogut politik duke mos arritur të përmbushë funksionet themelore që drejtojnë Malin e Zi në rrugën europiane.

“Kryesorja është dështimi për të arritur qëllimin se shtëpia më e lartë legjislative dhe politike të mos krijojë dallime të madha sociale dhe politike, duke rrezikuar destabilizimin e të gjithë ambientit në vend”, shkruhet në deklaratën e partive.

Më tej, theksohet se presidenti e Asamblesë Beçiç ka bllokuar dialogun politik duke vendosur në situatë të vështirë institucionet e vendit.

“Ajo dështoi të inicionte dhe të përfundonte dialogun politik që supozohej të çonte drejt zgjidhjeve që do të zhbllokonin institucionet e rëndësishme të shtetit, sidomos ato në fushën e drejtësisë”, shtohet më tej në kërkesën e partive malaeze.

Çfarë ka ndodhur?
Shteti ballkanas po kalon një krizë të thellë politike duke nisur nga fundi i vitit të kaluar e deri më sot. Përplasja nisi fillimisht brenda koalicionit qeverisës midis kryeministrit Zdravko Krivokapiç dhe zv/kryeministrit Dritan Abazoviç. Ky i fundit, së bashku me disa parti opozitare ka kërkuar krijimin e një “qeverie të pakicës”. Krivokapiç u hakmorr ndaj politikanit-shqiptaro malazez duke e shkarkuar nga posti i ministrit të Brendshëm. Më pas, ai mori dhe drejtimin e përkohshëm të ministrit të Drejtësisë. Propozimin e radhës për shkarkimin e Abazoviç nga posti i zv/kryeministrit dështoi pasi deputetët malazez abstenuan në shumicë. Në seancën e fundit plenare, asambleja shkarkoi qeverinë e Krivokapiç, i cili nuk ia doli as të merrte “ok” për shkurtimin e mandatit të pushtetit legjislativ.

Kryetari i URA Abazoviç deklaroi se nëse vendi nuk do të ketë qeveri të re, atëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme. Në Malin e Zi ka patur zëra se ai mund të jetë kryeministri i ri i vendit.

Burimi: Vijesti

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksa beçiç bie qeveria e malit te zi dritan abazovic zdravko krivokapić aleksa beçiç bie qeveria e malit te zi dritan abazovic zdravko krivokapić

Sondazh

Poll