Bota

Sharje dhe ofendime në Kuvend, deputeti i LDK tenton të godasë vartësin e Konjufcës

7 Shkurt 2022, 10:50 Nga DOSJA
Sharje dhe ofendime në Kuvend, deputeti i LDK tenton të godasë

PRISHTINË – Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi është përplasur me shefin e kabitetit të Kuvendit të Kosovës Ilir Kërçeli sot në ambjentet e Kuvendit të Kosovës. Lajmi u konfirmua nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili theksoi se të dy personat ofenduan me fjalë të rënda njëri-tjetrin dhe se Gashi tentoi ta godiste Kërçelin.

“Po pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend”, tha Konjufca.

Sipas mediave në Kosovë, sherri mes të dyve ka nisur për shkak të publikimit të të dhënave se Arben Gashi ka shpenzuar mbi 10 mijë euro nga buxheti i shtetit për udhëtime. Ilir Kërçeli ishte ai që përmendi se një deputet i LDK ka shpenzuar një shifër të tillë për dy vite. Dje, deputeti i LDK tha se prej vitesh nuk i paguan lëvizjet e tij me automjet nga paratë e shtetit pasi jeton në Prishtinë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni arben gashi glauk konjfuca kuvendi i kosoves arben gashi glauk konjfuca kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll