Bota

Vrasja e Kampanos nga Çarçiu, policia greke: 300 huliganë në ‘listën e zezë’

7 Shkurt 2022, 10:37 Nga DOSJA
Vrasja e Kampanos nga Çarçiu, policia greke: 300 huliganë

GREQI – Vrasja e 19-vjeçarit grek Alkis Kampanos nga Afksendos Çarçiu paraqet më së miri fenomenin e tmerrshëm të dhunës së huliganëve të futbollit helen. Sipas mediave vendase, brenda 5 muajve të fundit, forcat e rendit në Greqi kanë arrestuar mëse 300 tifozë të klubeve helene janë dërguar në ambjentet e institucioneve të rendit nga të cilët 150 janë arrestuar për pjesëmarrje në incidente, armëmbajtje pa leje etj. Një burim nga policia greke tregon gjithashtu se Drejtoria për Luftën kundër Dhunës në Vendet Sportive ka futur në “listën e saj të zezë” 300 ultras huliganë të klubeve të futbollit të rajonit të Atikës. Sipas të dhënave, 30% e të arrestuarve janë minorenë, ndërsa pjesa tjetër i përket grupmoshës 20-30 vjeç.

Vrasja e Alkis Kampanos dhe çfarë ka ndodhur më pas?
Mëngjesin se martës, pas ndeshjes së kampionatit helen të futbollit AEK-PAOK, Alkis Kampanos u sulmua me dy miqtë e tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut. Autori i vrasjes u identifikua një 23-vjeçar shqiptar me emrin  Afksendos Çarçiu, pjesë e ultrasve të PAOK-ut të quajtuir “Bicepsi i Veriut”. Ai rrahu dhe goditi për vdekjen viktimën me kosë. Identifikimi i tij u bë i mundur nga kamerat e sigurisë përreth zonës së Charilou. Efektivët e rendit në Selanik sekuestruan një grup sendesh dhune në një prej zyrave të “Bicepsit të Veriut” në qendër të Selanikut. Rezultoi se mbajtësi i çelësave ishte Çarçiu. Ai u arrestua dhe u dënua me 5.4 vite burg. Vrasësi mohoi të kishte lidhje me sendet e gjetura. Për krimin tronditës, policia greke ka shpallur në kërkim dhe 20-vjeçarin nga Shqipëria Rogers Demirazi, i cili mendohet se fshihet në atdhe. Efektivët sekuestruan dhe armën e krimit një kosë me gjatësi 35 cm dhe gjerësi të tehut 15 cm. Pasditen e djeshme u arrestuan gjithsej 8 persona lidhur me vrasjen Kampanos. Mediat helene raportojnë se njëri prej të ndaluarve është një 20-vjeçar nga Shqipëria, por nuk konfirmohet nëse ai është Roxhers Demirazi.

Burimi: Kathimerini

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni afksendos çarçiu (tzarziu) alkis kampanos rogers demirazi afksendos çarçiu (tzarziu) alkis kampanos rogers demirazi

Sondazh

Poll