Bota

E zhdukur që nga maji i vitit 2021, Policia kërkon ndihmë për ta gjetur (FOTOJA)

7 Shkurt 2022, 13:28 Nga DOSJA
E zhdukur që nga maji i vitit 2021, Policia kërkon ndihmë

PRISHTINË– Policia e Kosovës ka rishpërndarë edhe njëherë foton e Zarife Igrishtës, e cila është zhdukur pa gjurmë që prej vitit 2021. E reja, e lindur në vitin 1982, banuese në fshatin Mazgit të Obiliqit. Sipas Policisë, veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, por nëse dikush e sheh, të telefonojë numrat 192 apo 045192092.

“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: -intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, -kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, -kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), -analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj,”– njofton Policia.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosove policia e kosoves zarife igrishta kosove policia e kosoves zarife igrishta

Sondazh

Poll