Bota

Përjashtim bëjnë vetëm dasmat! Izraeli s’kërkon më pasaportë të vaksinës anti-COVID

7 Shkurt 2022, 13:21 Nga DOSJA
Përjashtim bëjnë vetëm dasmat! Izraeli s’kërkon

Izraeli ka anuluar kërkesën e dëshmisë së vaksinimit për koronavirus, pavarësisht shifrës rekorde të personave të sëmurë nëpër spitale. Prej të hënës, 7 shkurt, njerëzit do të duhet të vërtetojnë se kanë qenë të vaksinuar apo janë shëruar, duke treguar “pasaportën e gjelbër”, vetëm kur marrin pjesë të ngjarje të mëdha, siç janë martesat. Kjo nënkupton se secili mund të shkojë në restorant, kinema dhe hotele, pa pasur nevojën e prezantimit të dëshmisë së testit negativ në koronavirus.

Ky ndryshim i rregullave nënkupton se kur njerëzit e pavaksinuar largohen nga Izraeli, nuk duhet të tregojnë se janë negativë në këtë virus.

Ky lehtësim vjen pavarësisht faktit që më shumë se 1,200 persona të infektuar me koronavirus janë nëpër spitale. Kjo është shifra më e madhe e të hospitalizuarve prej shpërthimit në pandemisë, në këtë shtet me 9.4 milionë banorë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht 1,235 pacientë janë të sëmurë rëndë në Izrael.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota izraeli koronavirusi ne izrael izraeli koronavirusi ne izrael

Sondazh

Poll