Bota

Fëmija u përplas me varësen, humbi shikimin, prindërit padisin ‘Jumbo-n’ në Greqi!

7 Shkurt 2022, 11:52 Nga DOSJA
Fëmija u përplas me varësen, humbi shikimin, prindërit

GREQI– Kompania e lodrave ‘Jumbo’ është paditur nga prindërit e një 6-vjeçari në Greqi. Prindërit kanë dorëzuar padinë për aksidentin që pësoi djali i tyre në muajin korrik të vitit të kaluar. Mediat greke shkruajnë se fëmija tentoi muaj më parë të kapte një lodër mirëpo është penguar nga një varëse rrobash, e blerë në ‘Jumbo’.

Sipas prindërve, varësja nuk kishte mbulesë mbrojtëse e për pasojë 6-vjeçari është dëmtuar në syrin e majtë, gjë që shkaktoi një humbje të përkohshme të shikimit dhe çoi në operacion.

Në padinë e publikuar nga protothema.gr , thuhet se shikimi në syrin e majtë të djalit të mitur pothuajse është zhdukur plotësisht. Çështja iu është raportuar autoritetit kompetent dhe të pavarur “Ombudsmani i Konsumatorit”, si dhe Ministrisë mbikëqyrëse të Zhvillimit, duke qenë se shqetësimi i prindërve është që të të marrë masa mbrojtëse, për të mos përsëritur një tjetër dëmtim të një fëmije të mitur.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni greqi jumbo paditet jumbo ne greqi greqi jumbo paditet jumbo ne greqi

Sondazh

Poll