Bota

Helmimi nga uji i pijshëm në Deçan, akuzohen dy zyrtarët e kompanisë “Hidrodrini”

7 Shkurt 2022, 13:03 Nga DOSJA
Helmimi nga uji i pijshëm në Deçan, akuzohen dy zyrtarët e

KOSOVË– Dy zyrtarë të kompanisë ‘Hidrondrini’ janë akuzuar nga Prokuroria e Pejës. Ishte Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Dorjan Juniku i cili, në një konferencë për media tha se janë ngritur aktakuza ndaj dy zyrtarëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini” lidhur me helmimin e qytetarëve të Deçanit, që ndodhi në verën e vitit të kaluar.

“Ju njoftoj se pas një hetimi intensiv disa mujor në çështjen penale që ka të bëjë me helmimet e mbi 1,500 qytetarëve të Deçanit dhe fshatrave përreth, sot më datën 7 shkurt 2022, kam ngritur aktakuzën kundër dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonale “Hidrodrini”, kundër drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër kimistes së kësaj kompanie për veprën penale “Mos evitim të rrezikut të përgjithshëm. Me ti pranuar këto informata kryeprokurori Agim Kurmehaj, autorizon menjëherë dy prokurorë të shtetit që të fillojmë me veprime në zbardhjen e këtij rasti. Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë dhe IKSHPK-në, kemi arritur të bëjmë grumbullimin e informacioneve. 872 kanë pasur simptoma që i referohen helmimeve nga uji i pijes, sipas analizave nga IKSHPK është kontestuar se të njëjtit e kanë pasur bakterin E.Coli dhe baktreien Norovirus, të shkaktuara nga mungesa e klorit dhe testimeve shumë të pakta dhe aspak të rregullta.”

Prokurori Juniku ka shtuar se nga mbi 1,500 qytetarët që kishin kërkuar ndihmë në QKMF-në në Deçan 872 kanë pasur simptoma të njëjta.

Mbi 1 mijë e 500 persona, në mesin e tyre edhe 51 fëmijë u helmuan në korrik të vitit të kaluar, në Deçan. Komuna kishte shpallur gjendje emergjente, ndërsa Prokuroria kishte nisur hetimet se si kishte ndodhur helmimi i qytetarëve. Dyshimet e para ishin se banorët e Komunës së Deçanit ishin helmuar nga uji i pijshëm.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll