Aktualitet

‘5 Maji’/ Banorët: Po na çojnë drejt vetëvrasjes, s’po kërkojmë mëshirë

7 Shkurt 2022, 10:36 Nga DOSJA
‘5 Maji’/ Banorët: Po na çojnë drejt

TIRANË– Banorët e ‘5 Majit’ paralajmërojnë se mund të kryejnë vrasje ose vetëvrasje nëse nuk marrin zgjidhje për banesat e tyre. Disa prej tyre, kanë kërkuar nga qeveria që të pajisen me një kontratë për banesat që do të shemben. Një prej tyre shprehet se nuk po kërkojnë mëshirë nga qeveria pasi po protestojën për të drejtat e tyre dhe po mundohen që të mbrojnë banesat.

Një banor thotë se kryeministri Rama u premtoi në fillim të mandatit se nuk do të kishte shembje banesash nëse trualli është i legalizuar mirëpo kjo nuk u respektua nga ai.

DEKLARATAT E BANORËVE:

BANORI 1-Bëni kontratë, veni dorën në zemër. Unë e kam të legalizuar, kryeministri kur erdhi në pushtet tha se s’do ua prish banesat vetëm bëni legalizimet.

BANORI 2-Po kërkojmë po banesat janë të shtrenjta, më ka ardhur letra dhe mua për shembje, me datë 22 është. Unë nuk do ta lëshoj shtëpinë, e kam me dokumenta, me certifikatë pronësie. Unë e kam me leje ndërtimi që në 96. Unë nuk do ta lëshoj shtëpinë, nuk do të lejoj njeri që të ndërtojë aty. Unë kërkoj kontratë, jo vetëm unë por të gjithë si zonë.

BANORI 3-Ne nuk kërkojmë mëshirë shtetit. Ne kërkojmë të mbrojmë banesën tonë, ata po vriten për drogë me njëri-tjetrin kush ka rrënjë më shumë. Kjo do sjellë pasoja sociale, ne amanetin e kemi të shenjtë, do ia le djalit dhe ai do ja lejë djalit të vet. Nuk mund të shembësh pronën time. Po na cojnë drejt vrasjes ose vetëvrasjes. Ata përmendin familjet e tyre, Veliaj fëmijën, Rama Zahon, po ne , s’kemi familje?

Banorët e shtëpive që janë prishur ose pritet që të prishen në zonën e 5 Majit kanë kaluar ditët e ftohta të këtyre muajve në rrugë. Ata u nxorrën me forcë nga Policia e Shtetit nga banesat e tyre. Banorët kanë paditur drejtorin e IMT-të Tiranë dhe kanë premtuar se do t’i mbrojnë shtëpitë e tyre. Qytetarët kanë kërkuar bisedime me qeverinë dhe bashkinë e të kompensohen sipas çmimit të tregut për prishjen e banesave të tyre, kërkesë që nuk u është realizuar. Dhe pse shembjet vijojnë të kryen, banorët nuk ndalojnë protestat. Disa herë protestojnë para Bashkisë, kryeministrisë, Kuvendit mirëpo edhe përballë shembjeve në zonën e tyre.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e 5 majit protestojne banoret e 5 majit banoret e 5 majit protestojne banoret e 5 majit

Sondazh

Poll