Aktualitet

I dënuari për masakrën e Qafë-Gjashtës kërkon lirinë në Gjykatën e Sarandës

7 Shkurt 2022, 09:36 Nga DOSJA
I dënuari për masakrën e Qafë-Gjashtës kërkon

TIRANE– I dënuari kryesor për masakrën e Qafë-Gjashtës, Alqi Paguni kërkon lirinë edhe pse në arrati. Paguni, 51 vjeç ka depozituar një kërkesë pranë gjykatës në Sarandë ku kërkon parashkrim të ekzekutimit të vendimit, ose shuarje të dënimit me burgim. Kjo kërkesë pritet që të shqyrtohet më 8 shkurt ora 08:45, nga gjyqtarja Suela Xhani. Sipas mbrojtjes së Pagunit, kanë kaluar 10 vite nga dënimi, prandaj duhet që vendimi të shuhet.

Ai u arrestua nga policia në nëntor të 2017-ës, pas finalizimit të një operacioni policor për kapjen e autorëve të masakrës së “Qafë-Gjashtës”, por më pas u lirua. Por çfarë ndodhi më 4 mars 1997? Paguni akuzohet se bashkë me 4 persona të tjerë vranë dhe dogjën oficerin e policisë Gjergji Mehmeti si dhe torturuan dhe rrahën oficerët Eduard Aliaj, Sokol Bizhga dhe Myzafer Blushi.

Pas një kalvari të gjatë arrestimesh dhe lirimesh nga gjykata, në tetor të vitit 2011, gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shpalli fajtor, Vladimir e Nestor Sinani, Alqi Paguni dhe Edmond Sejkon. Dy vëllezërit Sinani e kanë përfunduar dënimin e tyre ndërsa Sejko u shpall fajtor vetëm për armëmbajtje pa leje.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alqi paguni gjergji mehmeti masakra e qafe-gjashtes sokol bizhga alqi paguni gjergji mehmeti masakra e qafe-gjashtes sokol bizhga

Sondazh

Poll