Aktualitet

Arratisja nga burgu Grek! Pakistanezi më i rrezikshmi, i dënuar përjetë për vrasje

7 Shkurt 2022, 10:10 Nga DOSJA
Arratisja nga burgu Grek! Pakistanezi më i rrezikshmi, i dënuar

GREQI– Të burgosurit e arratisur nga burgu në Greqi, përdorën si rrugëdalje dritaren e tualetit. Pesë të burgosurit, mes tyre dhe një shqiptar, përkulën hekurat metalike të dritares për tu arratisur. Identitetet e shqiptarit, pakistanezit dhe grekët nuk janë bërë ende të ditur.

Deri tani është zbuluar se shqiptari dhe pakistanezi do të transferoheshin ditën e shtunë nga Athina në Kretë dhe sot do të dërgoheshin për të vuajtur dënimin në burgun e Chanias. Shqiptari dyshohet se është një nga autorët që mori pjesë në grabitjen e një banese në Atikë. Ndërsa pakistanezi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka kryer tre vrasje. Po ashtu, mediat greke shkruajnë se palestinezi ka qënë pjesmarrës në një grup që përbëhet nga 17 persona.

Shqiptari dhe grekët e tjerë të arrestuar akuzohen për trafik droge.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat pesë të arrestuarit kanë mundur të arratisen nga ambientet e paraburgimit të komisariatit të Chanias. Autoritetet kanë bllokuar aeroportet dhe portet që mos bëhet e mundur arratisja e të dënuarve nga Kreta.

LAJMI KRYESOR: Të dënuar për vrasje e drogë, 4 shqiptarët thurin planin, arratisen nga Komisariati

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret arratisen nga burgu grek shqiptaret arratisen nga burgu grek

Sondazh

Poll