Aktualitet

Arkë me peshk dhe telefon! Dyshime për korrupsion, shtyhet gjyqi ndaj ish-ministres

7 Shkurt 2022, 09:47 Nga DOSJA
Arkë me peshk dhe telefon! Dyshime për korrupsion, shtyhet gjyqi ndaj

TIRANË– Gjyqi ndaj ish-ministres së Brendshme, Rovena Vodës është shtyrë. Pritej që ditën e sotme ish-ministrja ishte në hetim teksa ndodhej në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Voda akuzohet për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Megjithatë mbetet e paqartë sesi ka funksionuar skema dhe tek cilët persona ka ndërhyrë Vodo për t’i siguruar vendin e punës, një prej të akuzuarve, por pavarësisht ndërhyrjes dhe pagesës së bërë, emërimi në detyrë nuk është bërë.

Ish-ministrja u hetua nga SPAK për ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë një grua në Ministrinë e Brendshme. Së bashku me Vodën më 13 korrik të këtij viti u arrestuan edhe dy persona të tjerë, pasi ato kanë i kanë ofruar kësaj të fundit përfitimet për pozicionin e punës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rovena voda rovena voda

Sondazh

Poll