Aktualitet

Kushtetuesja nis seancën për Metën, këshilltari i presidentit ka një kërkesë

7 Shkurt 2022, 09:17 Nga DOSJA
Kushtetuesja nis seancën për Metën, këshilltari i

TIRANE- Ka nisur zyrtarisht seanca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Gjykata Kushtetuese. Në seancën e sotme, e cila është e treta që Gjykata zhvillon për këtë çështje, këshilltari i presidentit Meta, Bledar Dervishaj i ka bërë një kërkesë të re gjykatës, për të paraqitur materiale shtesë. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha tha që në nisje të seancës se përgjigjet e 72 pyetjeve që iu bënë Kuvendit tashmë janë në duart e të gjitha palëve përfshirë edhe kreun e shtetit. “Kuvendi na vuri në dispozicion përgjigjet e pyetjeve. Dokumentet e Kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar Presidentit”.

Dervishaj: Kam marrë laptopin e punës dhe do më ndihmonte për të shpjeguar.

Tusha: Mund t’iu vëmë në dispozicion laptopin e gjykatës në funksion të procesit.

Lajmi kryesor: Presidenti përballë Kushtetueses, nis seanca e 3 për shkarkimin e Metës

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll