Aktualitet

VD-Dënimi i Tahirit, Soreca: Lajm i mirë, por a mjafton kjo? Ne presim më shumë

7 Shkurt 2022, 09:59 Nga DOSJA
VD-Dënimi i Tahirit, Soreca: Lajm i mirë, por a mjafton kjo? Ne presim

TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca e quajti një “pavarësi të madhe të gjyqësorit”, vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme për të dënuar me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Nga Korça ku mori pjesë në një takim me fermerët dhe zyrtarët e ministrisë së Bujqësisë, Soreca, ndryshe nga ambasadorja Amerikane Yuri Kim, që përshëndeti me urgjencë vendimin, deklaroi se nuk dëshiron të komentojë këtë vendim.


Pyetje: Dënimi i Tahirit, a tregon kjo që reforma në drejtësi ka filluar të funksionojë?

Luigi Soreca: Nuk kam zakon të bëj komente për cështje specifike, por ajo që mund të them është se të shohësh disa nga vendimet e fundit të gjykatave dhe prokurorëve shihet dhe një pavarësi më e madhe më e fortë e gjyqësorit dhe ky është lajm i mirë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

Pyetje: A jeni të kënaqur me SPAK me punën e tij?

Luigi Soreca: Siç e thashë, ne shikojmë sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve por a mjafton kjo? Jo, ne presim edhe më shumë nga të gjitha institucionet që janë të përfshira në sistemin e drejtësisë.

Por pse kjo ndarje e Sorecës? Kjo nuk është hera e parë që BE shprehet qartazi ndarë nga SHBA. Edhe në rastin e shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, ambasadori i BE u shpreh i hapur gati për të bashkëpunuar me të në rast se do të kthehej në krye të PD. A e sheh ndryshe BE hetimin dhe ecurinë e reformës në drejtësi? Mbetet për tu parë.

SHIKO EDHE KËTË:

‘Non grata’, po Berisha s’tërhiqet! BE sërish ndryshe SHBA: Ne flasim me të gjithë

(f.g;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike luigi soreca saimir tahiri luigi soreca saimir tahiri

Sondazh

Poll