Aktualitet

Përkeqësohet moti! Dallgë dhe era të forta, pezullohet lundrimi për Bari e Brindisi

7 Shkurt 2022, 10:17 Nga DOSJA
Përkeqësohet moti! Dallgë dhe era të forta, pezullohet

VLORË– Lundrimi për në Bari dhe Brindisi është pezulluar. Kështu ka njoftuar drejtoria e përgjithshme detare për të gjithë udhëtarët. Shkak është bërë përkeqësimi i motit i cili do të vijojë dhe ditën e nesërme. Në njoftim sqarohet se shkak janë bërë erërat e forta dhe lartësia e dallgëve të cilat do të arrijnë në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë. Linja për Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë janë aktualisht të pezulluara. Drejtori e Përgjithshme Detare do njoftojë në vijim për ndryshimet që mund të bëhen në vijimësi.

NJOFTIM I PLOTË:

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim JUG-JUGPERËNDIM dhe VERIPERËNDIM në daten 7 Shkurt 2022 deri më 8 shkurt 2022 moti në gjithe bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar. Bregdeti shqiptar do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 m dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë . Kushtet e motit përmirësohen në datën 9 shkurt 2022 mbas orês 6 të mëngjesit. Për shkak të kushteve të motit Pezullohet lundrimi i mjeteve te vogla lundruse dhe mjeteve tē peshkimit gjithashtu për datën 07.02.2022 është pezulluar lundrimi per linjen Durrës-Bari-Durrës, Vlorë-Brindisi-Vlorë. Drejtori e Përgjithshme Detare do ju informojë në vijmësi për çdo ndryshim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi pezullohet lundrimi pezullohet lundrimi ne vlore moti i keq ne shqiperi pezullohet lundrimi pezullohet lundrimi ne vlore

Sondazh

Poll