Aktualitet

VD- Vrasja e Alkis/ TENSIONE në Gjykatën greke, qytetarët ofendojnë të ndaluarit

7 Shkurt 2022, 10:44 Nga DOSJA
VD- Vrasja e Alkis/ TENSIONE në Gjykatën greke, qytetarët

GREQI– Tensione në Gjykatën greke. Teksa personat e arrestuar për vrasjen e Alkis Kampanos po futeshin brenda ambienteve të Gjykatës, qytetarët shpërthyen në britma dhe ofendime.

Dyshohen se nëntë të arrestuarit kanë marrë pjesë në vrasjen e grekut dhe kanë plagosur dhe dy persona të tjerë në orët e para të 1 shkurtit në zonën e Charilaou. Bëhet fjalë për shtatë grekë dhe një shqiptar, të moshave 20 deri në 23 vjeç, përfshirja e të cilëve në krimin e rëndë ka dalë nga materiali i mbledhur nga Prokuroria e Krimeve kundër Jetës së Sigurimit të Selanikut.

Në kërkim janë edhe dy persona, një në Athinë dhe një shqiptar i arratisur nga vendi i tij. Katër nga të arrestuarit janë të rinj, të dënuar dhe më parë për episode të dhunës së tifozëve

LAJMI KRYESOR: Vrasja e tifozit grek!9 të arrestuarit dalin para hetuesve, mes tyre ish-futbollisti

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos vrasja e tifozit ne greqi alkis kampanos vrasja e tifozit ne greqi

Sondazh

Poll