Aktualitet

PËRMES FOTOVE: Si u arratisën shqiptarët nga burgu grek, dolën të qetë nga shkallët

7 Shkurt 2022, 08:12 Nga DOSJA
PËRMES FOTOVE: Si u arratisën shqiptarët nga burgu grek,

GREQI– 5 të burgosur, 4 shqiptarë dhe një pakistanez, sot enden të lirë nëpër rrugët e Kretës, pasi janë arratisur nga qelitë e tyre të paraburgimit. Mediat greke kanë nxjerrë edhe pamjet e Komisariatit të Chanias, ku do të qëndronin deri sot, ditë kur do të transferoheshin në burg. Siç duket të burgosurit kanë zgjedhur që të dalin nga shkallët e pasme të emergjencës së Komisariatit, duke kaluar më pas pa asnjë problem gardhin e lartë, për t’u zhdukur më pas rrugëve të lagjeve.

Pasi mungesa e tyre u pikas sot, skuadra e Policisë është vënë në kërkim të tyre, për t’iu rikthyer prangat në duar. Megjithatë deri më tani nuk kanë publikuar asnjë emër apo foto për të kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve. Një prej të dënuarve ishte i akuzuar për 3 vrasje dhe i dënuar 3 herë me burg të përjetshëm. 

SHIKO EDHE KËTË:

Të dënuar për vrasje e drogë, 4 shqiptarët thurin planin, arratisen nga Komisariati

Marrë nga zarpanews.gr

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptaret arratisen nga burgu grek greqi shqiptaret arratisen nga burgu grek

Sondazh

Poll