Aktualitet

Ankimimi për ‘Shtëpia e Lirisë’, KAS rrëzon kërkesën e PD, nuk merret për shqyrtim

7 Shkurt 2022, 06:29 Nga DOSJA
Ankimimi për ‘Shtëpia e Lirisë’, KAS rrëzon

TIRANË– Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për koalicionin e ‘Shtëpia e Lirisë’. KAS vendosi të mos shqyrtojë kërkesën e bërë nga PD për formën dhe përmbajtjen e këtij koalicioni që sipas tyre bie ndesh me ligjin. Seanca e sotme nisi në orën 08:30, pa prezencën e kamerave. Vendimi u tha se do të jepej në orët e pasdites mirëpo duket se KAS e përshpejtoi dhënien e vendimit.

‘Sot, Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementet e formes dhe te permbajtjes se kerkeses ankimore nr.2. KAS vendosi mos kalimin per shqyrtim te kerkeses ankimore”, thuhet në vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Partia Demokratike dorëzoi dy ditë më parë ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kundër koalicionit. PD parashtron 3 argumente, dorëzimi i kërkesës për koalicion nga LSI para se të regjistroheshin si parti, u përdorën simbolet e saj pa miratimin e kryedemokratit si dhe mbetët ende e paqartë se cila parti do të propozojë kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit.

PD kërkoi mosnjohjen e këtij koalicioni është edhe përdorimi i simboleve të saj nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës, dhe se ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si parti politike. Sipas PD marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars, por pa ish-kryeministrin Sali Berisha. Ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ai që tha se në garë për 6 marsin me këtë koalicion mund të futen vetëm dy partisë Lëvizja Socialiste për Integrim e kryesuar nga Monika Kryemadhi e Partia Demokratistiane me kryetar Nard Ndokën. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk u pranua për shkak të simboleve që mban që i përkasin Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën. Sipas Celibashit përdorimi i simboleve nga një grup tjetër politik cënon interesat e Partisë Demokratike.

ZGJEDHJET E 6 MARSIT:

Zgjedhjet për 6 bashkitë që kanë pasur mbetur pa kryetar u dekretuan nga presidenti Ilir Meta. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni, e nga ana tjetër Basha ka zgjedhur Xhemal Bushatin. Në Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë edhe Emirjana Sakon nga PS-ja përveç Luan Hotit. Kryetaja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa, përveç Indrit Sefës do ketë përballë po ashtu edhe Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI.

Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin e po ashtu për postin e kreut të qytetit do të garojë edhe Ferdinand Saraçi, ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu. Por kundër të dyve do të jetë Luan Haka. Në këto zgjedhje të pjesshme, PS dhe PD do të hyjnë të vetme në zgjedhje, ndërsa Berisha ka zgjedhur të bëjë një koalicion me LSI-në, duke krijuar “Shtëpinë e lirisë”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore kas 7 shkurt 2022 partia demokratike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 kas 7 shkurt 2022 partia demokratike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll