Sport

Flet për herë të parë Uzuni: “Sot debutoj kundër Realit në Bernabeu”…

6 Shkurt 2022, 19:08 Nga DOSJA

TIRANE Transferimi i Myrto Uzunit nga kampionati hungarez, ku luante me Ferencvaroshin, te Granada në La Liga të Spanjës, ka qenë ndër më të bujshmit, sa i përket futbollistëve të Kombëtares kuqezi. Një transferim ëndërrash për vetë Uzunin, i cili për “Top Channel” tregon këtë lëvizje, që ka kushtuar 3.5 milion euro dhe se si zgjodhi Granadën, përpara Kopenhageni që ofroi më tepër dhe Fulhamit.

“Klubi nuk donte me më shit, sepse isha lojtar i preferuar dhe lojtari më i mirë i vitit të fundit për Ferencvarosh, tifozët më donin shumë.

Ditën e fundit të merkatos, pa rënë dakord klubet, u nisa për në Spanjë dhe po prisja, pasi nuk kishte kohë për të kryer vizitat mjekësore. Jam nisur pa ditur nëse do të firmosja. Më pas kam firmosur në orën 11 të natës, një orë përpara se të mbyllej merkato”.

Po si kanë qenë këto ditë të para në Spanjë, si ia bën me gjuhën?

“Me thënë të drejtën këtu në klub nuk flet njeri anglisht, thjesht po përshtatem, jam futur në një kurs shqip-spanjisht dhe po përmirësohem avash avash”.

Një futbollist, i cili nga Tomori i Beratit, tek Apolonia në Fier, më pas në Laç e tashmë në La Liga, d.m.th. edhe nga kampionati shqiptar mundet që një lojtar të arrijë kaq lart?

“Mendoj që asgjë nuk është e pamundur, thjesht duhet përkushtuar dhe njerëzit që më njohin e dinë shumë mirë sa i përkushtuar jam. I kam pasur qëllimet e qarta që në fillim, kam punuar shumë dhe kam besuar te vetja ime”.

Megjithatë ajo që i ka mbetur peng Uzunit, është bullizmi që e ka prekur dhe komentet e shumta negative për të.

“Janë shumë ata që presin të dështojë Uzuni, këta njerëz nuk e dinë fare çfarë bëj dhe janë tifoza, që pas një tasiere dhe komentojnë negativitet, nuk e kuptoj dot pse ndodh kjo gjë në Shqipëri. Nuk e di pse janë kaq xhelozë, nuk po i marr rriskun askujt. Mua po më shpërblehet puna e madhe që kam bërë dhe përkushtimi, nuk e di pse nxjerrin vrer kur mund të thonë diçka positive”.

E megjithatë, sot Uzuni pritet të debutojë në La Liga përballë Real Madridit, një debutim ëndrrash për çdo lojtar.

“Mendoj se mund të aktivizohem 30 minuta nga fundi i ndeshjes, edhe pse jo të mos luaj që nga minuta e parë. Uroj me shpirt që të shënoj edhe ky do të ishte debutimi më i bukur”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ferencvaroshit granada në la liga të spanjës sulmuesi i kombëtares kuqezi myrto uzuni sulmuesi kuqezi 30-vjeçar transferimi i myrto uzunit ferencvaroshit granada në la liga të spanjës sulmuesi i kombëtares kuqezi myrto uzuni sulmuesi kuqezi 30-vjeçar transferimi i myrto uzunit

Sondazh

Poll