Sport

Ishte zhdukur prej dy muajsh, Hamilton del në skenë pas humbjes së titullit kampion

6 Shkurt 2022, 16:38 Nga DOSJA
Ishte zhdukur prej dy muajsh, Hamilton del në skenë pas humbjes

ANGLI-Lewis Hamilton është rikthyer në sytë e publikut për herë të parë në dy muaj pas përfundimit të kampionatit botëror të F1, që prodhoi jo pak polemika. Hamilton nuk ka folur që kur humbi titullin në Abu Dhabi në dhejtor. Piloti i Mercedes postoi në Tëitter duke shkruajtur.

“Isha larguar, tani jam kthyer”. Hamilton ka humbur besimin në organin drejtues të F1 dhe ende nuk dihet nëse britaniku do të jetë pjesë e garave me makina. Megjithatë orët e fundit Mercedes postoi një foto të Hamilton shoqëruar me fjalët: “ Vazhdo të ngrihesh”.

Të gjithë pilotët pritet të takohen këtë javë me përfaqësuesit e organit drejtues FIA për të diskutuar rreth garës në Abu Dhabi, për atë që ndodhi dhe problemet e ndryshme sezonin e kaluar.

 

 

 

A post shared by Lewis Hamilton (@lewishamilton)

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport formula 1 hamilton formula 1 hamilton

Sondazh

Poll