Sport

Laçi, mjafton Guindo dhe fati. Vllaznia bie pas 10 ndeshjesh,sa polemika për një gol

6 Shkurt 2022, 15:07 Nga DOSJA
Laçi, mjafton Guindo dhe fati. Vllaznia bie pas 10 ndeshjesh,sa polemika

KURBIN-Laçi fiton përballë një rivali direkt si Vllaznia dhe konsolidon pozitat në vendin e dytë në renditje. Një sukses që erdhi vetëm nga goli i Guindo, por ka polemika për një gol të anuluar në dëm të Vllaznisë në pjesën e parë, por në fund janë kurbinasit ata që festojnë rezultatin e 10-të pozitiv radhazi në kampionat.

Një pjesë e parë pa gola por me shumë raste nga dy skuadrat, në minutën e 26’ Djurdjevic gjen rrugën e rrjetës, por goli nuk vlejti. Sulmuesi nga Shkupi, përfitoi nga gabimi i Malotës, shmangu portierin Dajsinani dhe e dërgoi topin në rrjetë, por pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari Hamiti, sinjalizoi prekje të topit me dorë nga Da Silva gjatë aksionit të golit.

Sfida vendoset në minutën e 65-të, kur Guindo shënon nga pika e bardhë për Laçin. Pavarësisht përpjekjeve të shkodranëve, rezultati përfundimtar i kësaj sfide nuk ndryshon.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport laçi vllaznia laçi vllaznia

Sondazh

Poll