Sport

Ceferin, tjetër kërcënim për Infantinon: Ta harrojë Kupën e Botës çdo dy vite

6 Shkurt 2022, 15:12 Nga DOSJA
Ceferin, tjetër kërcënim për Infantinon: Ta harrojë

EUROPË-Disa lajme në futbollin e së ardhmes janë të parashikueshme, por Kupa e Botës çdo dy vjet nuk është një prej tyre. Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin përsëriti edhe një herë se është kundër propozimit të kreut të FIFA-s, Gianni Infantino. Slloveni është i shqetësuar për planet e organizatës më të madhe të futbollit  dhe prej kohësh ka shprehur habinë nga mungesa e konsultimeve me Infantinon.

“Më duket një ide e pabesueshme të propozosh dicka të tillë me një orar kaq të rëndë. Në Kongresin e FIFA-s, Evropa dhe Amerika e Jugut së bashku nuk kanë vota të mjaftueshme për të mos miratuar propozimin, por pozicioni ynë është i qartë. Një aktivitet i tillë pa Evropën dhe Amerikën e Jugut nuk do të ishte kurrë një Kupë Bote. Në çdo rast, shpresoj që arsyeja e shëndoshë të mbizotërojë”.

Ceferin në vend të kësaj tregoi një hapje sa i përket strukturës së Champions League. Ceferin tregoi se formati mund të ndryshojë dhe nuk e përjashton përfshirjen e Final Four.

“Formati mund të ndryshojë duke filluar nga viti 2024 dhe nuk e përjashtoj përfshirjen e Final Four. Jam i bindur se kjo do të ishte një ngjarje e madhe , kam biseduar për këtë me disa klube dhe me presidentin e ECA-s Al-Khelaifi”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ceferin fifa infantino uefa ceferin fifa infantino uefa

Sondazh

Poll