Sport

Gol, asist e karton të kuq! Dani Alves i bën të gjitha ndaj Atl.Madrid!

6 Shkurt 2022, 17:33 Nga DOSJA
Gol, asist e karton të kuq! Dani Alves i bën të gjitha ndaj

SPANJË-Viti 2022 duket i mbarë për Barcelonën, të paktën për momentin. Skuadra katalanase arrin fitoren e tretë në katër ndeshje të luajtura dhe në javën e 23-të të La Liga-s skuadra drejtuar nga Xavi fiton ndaj Atletico Madrid me shifrat 4-2.

Gjithçka nisi keq për vendasit, që pësuan gol në minutën e 8’, kur Carrasco për Atl.Madrid shënoi golin e parë, megjithatë festa zgjati shumë pak sepse pas dy minutash Barcelona do të barazonte me Jordi Albën.Më pas gjithçka foli për skuadrën e Xavit, që dominoi totalisht deri në fund të pjesës së parë, duke shënuar edhe dy herë të tjera, fillimisht me Gavin golin e avantazhit dhe më pas të tretin membrojtësin Araujo.

Edhe pjesa e dytë nisi vrullshëm për Barcelonën, që në të 49-ën gjeti golin e katërt me Dani Alves, megjithatë më pas ishte Atletico që provoi reagimin dhe shënoi me Luis Suarez, në minutën e 58’. Duhet thënë se Barcelona luajti për 21 minuta me një lojtar më pak pasi Dani Alves u ndëshkua me karton të kuq.Me tre pikët e marra pasditen e sotme, skuadra e drejtuar nga Xavi ngjitet në vendin e katërt me 38 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid barcelona dani alves atletico madrid barcelona dani alves

Sondazh

Poll