Sport

Humbja në derbi, Calhanoglu vjen me një mesazh të fortë: Pas një goditjeje…

6 Shkurt 2022, 15:28 Nga DOSJA
Humbja në derbi, Calhanoglu vjen me një mesazh të fortë: Pas

MILANO-Emocione të shumta dhuroi derbi i Milanos. Një betejë spektakolare u zhvillua në “San Siro”, por në fund ishin kuqezinjtë e Milanit ata që festuan pasi arritën të përmbysnin disavantazhin e pjesës së parë. Olivier Giroud ka qenë heroi i kuqezinjve, pasi për tre minuta ka shënuar 2 gola, që i kanë dhënë “djallit” një fitore të madhe.

Zikaltërit kanë luajtur më mirë gjatë pjesës së parë, ku kaluan në avantazh me Perisic, por në 3 minuta ka ndodhur përmbysja e madhe, që ka rihapur kampionatin italian të futbollit.

Edhe në këtë ndeshje, Hakan Calhanoglu nuk u prit mirë nga tifozët e Milanit të cilët shpesh herë e fërshëllenin kur prekte topin. Pas ndeshjes, mesfushori turk ka reaguar në rrjetin social Instagram.

“Nuk ishte rezultati që donim, por ne ende jemi kryesuesit e kampionatit dhe do të ruajmë fokusin tonë. Skuadrat e mëdha rikthehen më të forta pas një goditjeje dhe kjo është pikërisht ajo që ne do të bëjmë. Forza Inter”.

 

 

 

A post shared by Hakan Çalhanoglu (@hakancalhanoglu)

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport calhanoglu inter milan calhanoglu inter milan

Sondazh

Poll