Sport

Osimhen dhe Petagna thyejnë Venezian, Napoli lidhet pas “trenit” titull

6 Shkurt 2022, 17:08 Nga DOSJA
Osimhen dhe Petagna thyejnë Venezian, Napoli lidhet pas

ITALI- Napoli fiton dhe kërcënon Inter për titullin kampion. Skuadra e Spalletit fiton ndaj Venezia-s me shifrat 2-0 dhe tani e sheh kreun -1 pikë larg. Një pjesë e parë pa gola e me pak raste. Në të dytën, Osimhen shënoi në minutën e 59’, sulmuesi nigerian rikthehet kështu te goli, e fundit ishte në datën 17 tetor.

Në sekondat e fundit, Petagna shënoi të dytin duke i dhënë fitoren Napolit. Në takimet e tjera Sampdoria fitoi 4-0 ndaj Sassuolos, ndërsa Bologna-Empoli u mbyll me shifrat 0-0.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport napoli osimhen napoli osimhen

Sondazh

Poll