Sport

E paralajmëroi dorëheqjen pas ndeshjes, Shkëmbi nuk është më trajner i Dinamos

6 Shkurt 2022, 17:49 Nga DOSJA
E paralajmëroi dorëheqjen pas ndeshjes, Shkëmbi nuk

TIRANË- Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajneri i Dinamos. Humbja 2-0 ndaj Kastriotit por edhe sepse skuadra kryeqytetase ndodhet në zonën e mbijetesës ka bërë që drejtuesit ta shkarkojnë teknikun korçar.

“Do flas me presidentin dhe do bëj më të mirën për klubin. Me qetësi do vendosim se çfarë do të bëjmë”, deklaroi Shkëmbi pas disfatës ndaj Kastriotit. Për momentin drejtimin e Dinamos pritet ta marrë Bledar Devolli, i cili do të ketë si ndihmës Erjon Xhafën.

Dyshja do të drejtojnë “nëndetësen” për herë të parë së bashku në derbin kundër Partizanit, në takimin e dytë çerekfinale në Kupën e Shqipërisë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo shkembi dinamo shkembi

Sondazh

Poll