Sport

Buffon vazhdon të shkruajë historinë, tjetër rekord në moshën 44-vjeçare

6 Shkurt 2022, 18:19 Nga DOSJA
Buffon vazhdon të shkruajë historinë, tjetër rekord në

ITALI– Gianluigi Buffon vazhdon të shkruajë histori në moshën 44-vjeçare. Në takimin ndaj Beneventos përfunduar me shifrat 0-0, portieri legjendar regjistroi 500 ndeshje pa pësuar gol. Arritje historike për Buffon i cili me Juventusin arriti 322 ndeshje pa pësuar gol, 92 me Parmën, 9 me PSG dhe 77 me Kombëtaren e Italisë.

Me 653 ndeshje, Buffon është lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Serisë A, duke ia kaluar Paolo Maldinit dhe gjithashtu krenohet me 27 tituj, ndër të cilët janë 9 kampionate, pesë Kupa Italie, gjashtë Superkupa, një Kupë UEFA dhe Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport buffon juventus parma buffon juventus parma

Sondazh

Poll