Politike

FT/ I shpallur “non grata” nga SHBA, Vangjush Dako bën fushatë për Emirjana Sakon

6 Shkurt 2022, 17:10 Nga DOSJA
FT/ I shpallur “non grata” nga SHBA, Vangjush Dako bën

DURRËS – Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është shfaqur duke bërë fushatë për kandidaten e Partisë Socialiste Emirjana Sako në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të ndryshme të vendit. Edhe pse është shpallur “non grata” nga SHBA në vitin 2019, Dako është shfaqur edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara parlamentare ku përfundoi numërimi i votave në Durrës.

Ai është takuar me qytetarë dhe anëtarë të Partisë Socialiste në njësinë nr.6 të qytetit të Durrësit.

Në korrik të 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi Vangjush Dakos dhe familjes së tij hyrjen në SHBA. Edhe pse përflitej se do të garonte në zgedhjet lokale të 30 qershorit 2019, ai u tërhoq nga gara.

Ndaj tij ka patur akuza nga Partia Demokratiek dhe ish-n/kryetari i Bashkisë së Durrësit Arbër Braho se drejton ende bashkinë e qytetit bregdetar.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike emirjana sako vangjush dako zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars emirjana sako vangjush dako zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll