Politike

Berisha: Rritja e çmimit të naftës vjen për shkak të qeverisë, kjo është vjedhje

6 Shkurt 2022, 11:01 Nga DOSJA
Berisha: Rritja e çmimit të naftës vjen për shkak të

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se rritja e çmimit të naftës nuk ka ardhur për shkak të bursës, por për shkak të qeverisë. Nga Sukthi, Berisha tha se në bursë në vitin 2008, nafta ka kushtuar 115 dollarë, ndërkohë që sot kushton 80-90 dollarë fuçia. Sipas Berishës, ne sot naftën e marrim 3 herë më shumë se sa në bursë dhe kjo pasi po vidhet nga qeveria. Ai ka shtuar se varfëria ekstreme është katërfishtuar në Shqipëri.

Rritja e çmimit të naftës, nuk vjen për shkak të bursës por për shkak të qeverisë. Në vitin 2008 nafta ka kushtuar 115 dollarë fuqia. Sot nafta është 80-90 dollarë fuqia. Sot nafta është shumë më e lartë se atëherë. Sot naftën e marrim 3 herë më të lartë se në bursë. Këtu vjedhja shtrihet mbi ju, si një vello e zezë, që nxin çdo ditë e më shumë të ardhmen tonë dhe kjo është vjedhje e organizuar nga qeveria e qeveritarët. Ju e dini se çfarë është borxhi dhe sa siklete të krijon deri sa ta shlyesh. Çfarë po ndodh në Shqipëri. Borxhi ka arritur në 103 për qind të prodhimit të brendshëm të vendit. Çfarë u bë me këtë borxh? Asgjë, sipas KLSH-së u vodhën 8 miliardë euro. Varfëria ekstreme u katërfishua,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: S’e pret dot datën 14! Berisha nis sot fushatën, takim elektoral në Sukth

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardian muka sali berisha sali berisha ne sukth zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ardian muka sali berisha sali berisha ne sukth zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll