Politike

Berisha fton qytetarët: Ju pres në Sukth, që t’ju prezantoj kandidatin e Durrësit

5 Shkurt 2022, 22:24 Nga DOSJA
Berisha fton qytetarët: Ju pres në Sukth, që t’ju prezantoj

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë nesër zyrtaisht fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Vetë Berisha bën me dije përmes një statusi në Facebook se do tu prezantojë kandidatin e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka, i cili garon për bashkinë e urrësit. Lideri historik i Partisë Demokratike shkruan se takimi do të zhvillohet në orën 11:00 tek kompleksi “Selimi” në Qendër të Sukthit. 

Postimi i plotë:

Nesër, ditën e diel, 6 shkurt, në orën 11:00, tek kompleksi “Selimi” në Qendër Sukth, prezantojme kandidatin e koalicionit opozitar Shtëpia e Lirisë, Z. Ardian Muka. Ftoj banoret e Sukthit, Katundit te Ri, Manzes Rrashbullit dhe Ishmit te marrin pjese! Sb

Ardian Muka është një nga kandidatët e prezantuar nga Berisha. Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ u regjistrua për zgjedhjet e 6 marsit dhe në përbërje ka Lëvizjen Socialise për Integrim e Partinë Demokristiane. Kandidatët janë të zgjedhur nga Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike (Sali Berisha).

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll