Politike

Berisha: Dyert për Primare ishin dhe për Luan Hotin po ai kishte frikë nga vota juaj

6 Shkurt 2022, 10:55 Nga DOSJA
Berisha: Dyert për Primare ishin dhe për Luan Hotin po ai kishte

DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se dyert për zgjedhjet primare ishin edhe për Luan Hotin. Por sipas Berishës, ai kishte frikë të merrte pjesë në këto zgjedhje, ndaj dhe zgjodhi të jetë kandidat i Lulzim Bashës. Berisha nga Sukthi ftoi të gjithë durrsakët që të votonin Mukën, pasi do të jetë gabim nëse do të votojnë për kandidat tjetër.

“Dyert për primare ishin të hapur edhe për Luan Hotin, por Luan Hoti nuk donte votën. Kishte frikë nga vota juaj. Por ne jashtë votës tuaj nuk e pranonim atë kurrë. Dhe ai në vend se të vinte, zgjodhi të jetë jo kandidati juaj por kandidat i Lul bravës. Ftoj të gjithë banorët e rrethit të Durrësit, 6 Mars çdo votë për kandidatin e lirisë, e Shtëpisë së Lirisë, Ardi Mukën.

Vota për kandidatin e Edi Ramës dhe peshkaqenit më të madh që ka parë gjiri i Durrësit ndonjëherë, Gjush Dakës, është vota më e humbur, është votë drejt të shkuarës, është votë për varfërinë. Ju lutem, ju lutem, asnjeri të mos i lejojë vetes një gabim të tillë, kurse vota për kandidatin e Lul bravën është absolutisht fiks për Edi Ramën dhe pushtetin e tij. 

Basha është vetëm humbës, humbës, humbës. Nëse ka njeri në skenën politike të Shqipërisë që këto 30 vite hyri dhe po del si humbës ky e ka emrin Lulzim Brava. Thirrja ime vëllazërore, çdo votë për Ardi Mukën, kandidatin e koalicionit të fitores. Ju ftoj gjithashtu të votoni jo vetëm për dinjitetin tuaj si njerëz të lirë, por të votoni dhe për atdhetarizmin tuaj,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: S’e pret dot datën 14! Berisha nis sot fushatën, takim elektoral në Sukth

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardian muka sali berisha sali berisha ne sukth zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ardian muka sali berisha sali berisha ne sukth zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll