Politike

“Gruaja e…”/Liri Berisha e pakënaqur në Vlorë,i flet prezantuesit:S’njeh Tropojën!

6 Shkurt 2022, 09:56 Nga DOSJA
“Gruaja e…”/Liri Berisha e pakënaqur në

VLORË– 30-vjetori i themelimit të “Lidhjes Demokratike të Gruas”, dega Vlorë, ka ftuar që në aktivitet të jetë pjesë edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Liria. E shoqëruar nga kryetarja në detyrë e LDG, Albana Vokshi, Lirie Berisha ka pasur një ftesë të veçantë, ku i kanë kërkuar që të mbajë edhe një fjalë para të pranishmëve, por duket se nuk kishte mbetur e kënaqur kur ishte prezantuar si e shoqja e ish-kryeministrit. Pikërisht prezantimi i moderatorit ka bërë që të dy të shkëmbejnë me shpoti disa komente. Ndërsa të tjerët e kanë shijuar duke mos i kursyer të qeshurat.

SHKËMBIMI I BATUTAVE MES TYRE:

Prezantuesi: Kam një poet nga mbrapa dhe më thotë: Gëzojnë zonja dhe fëmija, sot na foli ne Liria. 

Lirie Berisha: Më vjen mirë se nuk më erdhi mirë kur më prezantove mua dhe Albanën, jo si Lirien dhe Albanën por si gruan dhe motrën e filanit. Kështu që…faleminderit që më bëtë bejten.

Prezantuesi: Jemi ne pa jeni ju! Vlonjat! Jam vlonjat, jam vlonjat. Me dy lëvizje të bëj mat.

Lirie Berisha: Po se njeh Kosovën (i referohet origjinës së Vokshit) dhe as Tropojën.

SHIKO EDHE KËTË:

“Ndahet” çifti Berisha!30-vjetori i LDG, ish-kryeministri në Sukth,e shoqja në Vlorë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 30-vjetori i ldg vlore lirie berisha 30-vjetori i ldg vlore lirie berisha

Sondazh

Poll