Politike

LSI-Bashës: Do ishte kryeministër sot po të mbante fjalën me ne dhe demokratët

6 Shkurt 2022, 15:20 Nga DOSJA
LSI-Bashës: Do ishte kryeministër sot po të mbante fjalën me

TIRANË – Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi pas sulmeve të Partisë Demokratike ndaj saj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme. Në një deklaratë të publikuar në Facebook, LSI shprehet se nuk ka asnjë rol në luftën e brendshme brenda PD mes Bashës, të cilin e quan deputet dhe liderit historik demokrat Sali Berisha. Kjo forcë politike i kujton kryedemokratit Basha se e ka ndihmuar të zgjidhet kryetar bashkie në vitin 2011 dhe si ministër në koalicionin PD-LSI në legjislaturën 2009-2013. Madje, LSI shton se nëse Basha do të mbante fjalën me ta dhe demokratët, ai sot do të ishte kryeministër i Shqipërisë.

Lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku LSI ka krijuar koalicion me Komisionin e Rithemelimit të PD, të quajtur “Shtëpia e Lirisë”, partia e opozitës tregon se kandidatët e këtij koalicioni janë të dalë nga Komisioni i Rithemelimit dhe do të kenë mbështetjen e plotë të partive të tjera të aleancës.

Si në 25 Prill, ashtu dhe në 6 Mars, një gjë mbetet e sigurtë: Një votë për Bashën, është një votë për Ramën Kryeministër që mban me bukë Bashën në opozitë.

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama koalicioni shtepia e lirise lsi lulzim basha zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars edi rama koalicioni shtepia e lirise lsi lulzim basha zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll