Politike

Meta për Bashën: Përpiqet të asgjësojë votën e lirë! Njeri pa moral e integritet

5 Shkurt 2022, 20:15 Nga DOSJA
Meta për Bashën: Përpiqet të asgjësojë votën

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur sërish akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për ‘Trekëndëshin e Bermudës’. I ftuar në TV1 Channel në Shkodër, Meta tha se Basha ka humbur respektin për veten e tij dhe është një person pa koherencë, pa integritet e pa moral politik.

Sipas Metës, Basha po i shërben dëmtimit të opozitës, votës së lirë dhe pluralizmit politik në vend.

“Kur Lulzim Basha përfshin Sali Berishën në “Trekendshin e Bermudës”, si mund të mos më përfshijë mua? Çfare mund të presësh nga një njeri si ai (Lulzim Basha) që ka humbur respektin edhe për veten e vet dhe që jeton jashtë realiteti? Nga një njeri si ai (Lulzim Basha) që përpiqet të asgjesojë votën e lirë dhe mendimin ndryshe? E kam të vështirë të gjej diçka logjike tek deklaratat e Lulzim Bashës. Është pa koherencë, pa integritet, pa moral politik, pa logjikë. Po i shërben sa mundet dëmtimit të opozitës, votës së lirë dhe pluralizmit politik në vend,”- tha Meta.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll