Politike

Berisha nga Durrësi: Nuk ndahet porti nga qyteti, 12 mijë familje mbetën pa punë

6 Shkurt 2022, 10:42 Nga DOSJA
Berisha nga Durrësi: Nuk ndahet porti nga qyteti, 12 mijë familje

DURRËS- Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit për kryebashkiak të Durrësit Adrian Muka ka deklaruar se durrsakët nuk e meritojnë këtë qeveri. Në Sukth, Berisha tha se ambicjet e kësaj qeverie për Durrësit kaluan çdo parashikim, pasi kërkojnë të kthejnë portin në zonë ndërtimesh. Berisha shtoi se 12 mijë familje që punonin në këtë port janë hequr nga puna.

“Të tillë janë durrsakët, njerëz të mrekullueshëm të cilët bëjnë gjithcka për një jetë dinjitoze por në 8 vitet e fundit, një qeverisje që varfëron dhe nuk begaton vendin e qytetarët e tij. Durrësi kurrë nuk e meriton këtë qeveri. Gradualisht ambiciet e saj për Durrësin kaluan cdo parashikim. Në mënyrën më të papërgjegjshme pas një sage të aferës korruptive më të madhe në Europë duke prekur 12 mijë familje që ushqeheshin me rroga në port, për të shtruar në një zonë ndërtimesh. Për Edvinin dhe Lul Ramën, larjen e miliarda parave droge, shikoni cfarë janë në gjendje ti bëjnë qytetit, tip resin si me sëpatë 3 mijë vite histori. Nëse do të ndërtosh një port të ri në Porto Romano atëherë jepu këto metra katrorë qytetarëve të Durrësit. Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj shqiptarëve dhe durrsakëve,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: S’e pret dot datën 14! Berisha nis sot fushatën, takim elektoral në Sukth

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardian muka sali berisha sali berisha ne sukth zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ardian muka sali berisha sali berisha ne sukth zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll