Politike

WOW! Frida Krifa bën ‘revolucion’, gjen zgjidhjen që s’e mendonte kush…

6 Shkurt 2022, 15:13 Nga DOSJA
WOW! Frida Krifa bën ‘revolucion’, gjen zgjidhjen që

GJIROKASTËR- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca iu përgjigj kërkesës së blegtorëve të protestës së Jorgucatit në qarkun e Gjirokastrës për një takim, duke shkuar në Dropullin e Sipërm. Çështja për t’u zgjidhur ishte çmimi i qumërishtit, të cilin Kricfa e kishte direkt në mendje. E për një zgjidhje të tillë askujt nuk i kishte shkuar kurrë logjika e thjeshtë.

“Ky është malli juaj, kjo është djersa juaj. Prandaj duhet të uleni bashkë e të thoni: Qumështin ne do ta shesim me kaq!,”-tha ministrja e me krenari për punën e bërë ngriti dolli me një gotë qumësht.

Por ka vetëm një problem të vogël, e të parëndësishëm…. “Open Balkan” për shembull! Si mund të konkurojnë fermerët shqiptarë për produktin e tyre kur tani me nismën e re, qumështi vjen shumë herë më lirë, e detyrohen që 1 litër ta shesin për çmime qesharake.

Bëhu gati minister! Një litër qumësht blihet nga fabrikat e përpunimit 40-45 lekë.

Pastaj qeveria i ndihmon fermerët edhe duke futur me kosto të papërfillshme qumështin pluhur, shto edhe eksportin nga largpamësi kryeministri Edi Rama. Si dalin fermerët me këtë llogari? Në fakt, ministrja ka të drejtë!

Fermerët e jo vetëm duhet të bashkohen e t’u tregojnë se kush u ka dhënë votën që të vijnë në pushtet e kujt duhet t’i shërbejnë se e kanë harruar prej kohësh.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike cmimi i qumeshtit frida krifca open balkan cmimi i qumeshtit frida krifca open balkan

Sondazh

Poll