Politike

Dënimi i Tahirit, Bardhi: Rama e mbrojti, i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi

5 Shkurt 2022, 16:27 Nga DOSJA
Dënimi i Tahirit, Bardhi: Rama e mbrojti, i kapur ‘kokë e

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri i cili u dënua një ditë më parë me 3 vite e katër muaj burg. Në një postim në Facebook, Bardhi ka publikuar një video krah të cilës shkruan se Rama e ka mbrojtur sepse është edhe vetë i përfshirë në krime. Sipas Bardhit, kryeministri Rama ka qenë vetë garanti i kriminelëve të cilet i siguronin vota.

Postimi i plotë:  Rama e mbrojti Tahirin sepse është vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Rama më kot shpreson të fitojë amnisti për  veten e vet. Tahiri është vetëm fillimi. Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe vendin më të korruptuar në Europë. Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai.
Ai kishte të gjithë informacionin nga institucioent shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Sajmir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilet i siguronin vota. Me një drejtësi të pavarur Rama sot nuk do të ishte kryeministër po do të ishte më e pakta nën hetim për kanabizimin e Shqipërisë, korrupsionin, kriminalizimin e shtetit, inceneratorët etj. Ska asnjë dyshim që Rama do bënte të njëjtën gjë për reformën në drejtësi sepse kështu ai shpreson të fitojë amnisti për veten e tij. PD ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të SPAK dhe pret që ajo të veprojë me vendosmëri e pa u ndalur ndaj kujdo që ka shkelur ligjin dhe e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës, në vendin ku kriminelët që duhet të ishin në burg, janë në qeverisje të vendit.

LAJM KRYESOR:Dita 1 në burg!Pritet transferimi i Tahirit, Rama: Nuk e komentoj. PD: Vetëm fillimi

(f.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike denohet saimir tahiri gazment bardhi denohet saimir tahiri gazment bardhi

Sondazh

Poll