Politike

Prezantohet kandidati PD për Vorën, Ymer Marku: Do punoj për qytetarët!

5 Shkurt 2022, 13:16 Nga DOSJA
Prezantohet kandidati PD për Vorën, Ymer Marku: Do punoj për

VORË- Ditën e sotme në qytetin e Vorës nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku bashkë me Sekretarin Organizativ Flamur Hoxha prezantuan kandidatin e Partisë Demokratike Ymer Markun. Në prezantimin e kandidatit Ymer Marku deputetja Tabaku u shpreh se kjo kandidaturë është zgjedhja e duhur për të ardhmen e Vorës.

“Kandidatura e Ymer Markut është realisht zgjedhja e duhur dhe për të ardhmen e Vorës. Ai ka qenë pranë PD dhe ka punuar për forcën tonë politike edhe në ditët e mira edhe në ato të këqija,” tha Tabaku.

Ky është test dhe ne do ta kalojmë me sukses, u shpreh Tabaku, pasi rivali Markut është një kandidaturë e panjohur dhe pa të shkuar. Vora është keqtrajtuar nga bandat dhe keqqeverisja, koha të zgjedhim të ardhmen! Pas fjalës së Tabakut qytetarëve iu drejtua kandidati Ymer Marku. Ai u shpreh se eksperienca e tij politike ëahtë provë e mënyrës se si ai ka punuar dhe di të punojë.

“Ne kemi parë një qeveri lokale inekzistente. Rindërtimi nuk ecën dhe qytetarët janë pa shtëpi. Në bashkinë e Vorës gjen më shumë sekserë se sa të punësuar në Bashkinë e Vorës. Ne duhet të votojmë për të ardhmen, për fëmijët tanë dhe për veten tonë,” tha Marku.

LAJMI KRYESOR: 6 MARSI/ PD prezanton kandidatin për kryebashkiak në Rrogozhinë, Vorë dhe Shkodër

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku ymer marku zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 jorida tabaku ymer marku zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll