Politike

KQZ kërkesë Bashkisë Durrës: A po përdoren fondet e tërmetit për qëllime elektorale?

5 Shkurt 2022, 14:48 Nga DOSJA

DURRËS– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë së Durrësit, pas denoncimeve të Partisë Demokratike se pikërisht përpara zgjedhjeve të pjesshme lokale kanë nisur të shpërndahen fondet e tërmetit, pas tre muajsh harresë.

Bazuar në denoncimin e bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, KQZ kërkon të dijë procedurën e ndjekur nga për ndarjen e këtyre fondeve. Pyetja që shtrohet gjithashtu është për të ditur shkakun e vonesës së ndarjes së këtyre fondeve dhe nisjen e shpërndarjes së tyre pikërisht tani kur qytetarët duhet të voojnë për kryetarin e ri të Bashkisë.

PD dhe LSI dërguan në KQZ më 2 shkurt denoncimin ku pretendonin se Bashkia e Durrësit ka miratuar vendime për shpërndarjen e fondeve të rindërtimit për banesat e dëmtuara në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Sipas Opozitës, e gjitha bëhet për të marrë votat në këmbim te fondeve.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bashkia e durresit komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bashkia e durresit komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll